Shkodra tani perballet edhe me te ftohtin

Edhe pse reshjet e shiut kane pushuar Shkodra vijon te perballet me nje situate te veshtire per shkak te permbytjeve.
Temperaturat e uleta qe kane pushtuar pjesen veriore te vendit nuk u vijne aspak ne ndihme banoreve te permbytur.
Atyre tashme pervec permbytjet do tu duhet te perballen edhe me te ftohtin e acarte qe ka perfshire vendin dhe qe sipas metereologeve do te vijoje edhe ne ditet ne vazhdim.
Nderkohe mesohet se niveli ujit ka rene disa centimetra ne qytet por ende ka lagje te cilat jane ende nen uje. Gjithashtu mesohet se akset rrugore qe lidhin qytetin e Shkodres me komunat perreth jane te kalueshme per automjetet dhe se vijon shperndarja e ndihmave per banoret e prekur nga permbytjet.