E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshqitja e dherave demton 100 metra te aksit Vlore- Sarande

VLORE- Aksi rrugor Vlore-Sarande ka pesuar serish demtime ne zonen e Radhimes.

Rreshjet e shiut te diteve te fundit kane perkeqesuar token qe rreshqet vazhdimisht dhe qe eshte demtuar ne nje gjatesi prej 100 metra. Per te shmangur aksidentet e mundshme ndermarrja e rrugeve ka rivene tabelat sinjalizuese te cilat paralajmerojne rrezikun qe drejtuesit e automjeteve mund te hasin.

Sipas specialisteve nese nuk merren masa te menjehershme rruga per shkak edhe te erozionit rrezikon te perfundoje ne det. Rruga ne zonen e Radhimes ka shfaqur probleme edhe vitin e kaluar. E vetmja mase qe u mor ishte vendosja e nje shtrese asfalti ndesra nuk u kryen punime ne argjinature.
s.g/NEWS24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›