Qeveria shqiptare, “JO” planit 6 pikësh për Kosovën
Krerët e shtetit shqiptar i thonë “JO” në një zë planit 6 pikësh të Ban Ki Moon për Kosovën. Presidenti shqiptar, Bamir Topi gjatë takimeve zyrtare në Turqi është shprehur kundër këtij plani duke e vlerësuar atë të rrezikshëm për gjithë rajonin.
TURQI/ TIRANE- Nga Turqia përkrahë homologut të tij Avdulla Gyl, Presidenti shqiptar Bamnir Topi, ka kundërshtuar ashpër planin gjashtë pikësh të Ban Ki Moon, duke e cilësuar atë si plan që cënon stabilitetin e rajonit. Gjatë bisedës me Gyl për këtë çështje Topi theksoi me bindje se Kosova e pavarur është tashmë një realitet i ri dhe i pakthyeshëm në rajonin ballkanik dhe se njohja e saj e ndërkombëtare është e pandalshme.
Shqipëria sipas kreut të shtetit i përmbahet qëndrimit, sipas te cilit pas 17 shkurtit të këtij viti ku Kosova u shpalll shtet i pavarur, jo vetëm vendosja e EULEX-it, por çdo proces tjetër atje duhet të bëhet duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e miratuara në zbatim të planit Ahtisari.
Edhe kryetaria e Kuvendit shqiptarë Jozefina Topalli, nga Tirana ka theksuar se plani 6 pikësh i Ban Ki Moon, përbën një rrezik serioz jo vetëm për Kosovën, por ai vë në rrezik të gjithë rajonin. Gjatë takimit me Komisionin e Jashtëm të parlamentit kosovar Topalli tha se “Shqipëria mbështet në mënyrë të palëkundur autoritetet e Republikës së Kosovës në legjitimitetin që ato kanë në marrjen e vendimeve në raport me Republikën e Kosovës”.
”Asnje plan 6 pikësh nuk mund të prekë integritetin territorial, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës” është shprehur kryetarja e Kuvendit shqiptarë.
Topalli deklaroi gjithashtu, mbështetjen për shtrirjen e menjëhershme të misionit EULEX në të gjithë territorin e Kosovës, për të përmbushur përgjegjësin e tij në fushën e sigurisë, drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik të këtij vendi. (a.r/news24/balkanweb)