BB, asistencë qeverisë për klimën e biznesit
Një ekip i Bankës Botërore, “Doing Business” është takuar me kryeministrin Berisha. Në këtë takim, ky ekip i prezantoi Berishës punën e bërë deri tani dhe e siguroi se ata do të vazhdojnë deri në arritjen e rezultateve të kërkuara nga qeveria.
TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot ekipin e Bankës Botërore, “Doing Business”, të kryesuar nga Marialisa Motta dhe që shoqërohej nga përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë, znj. Camilla Naumah. Ky ekip ndodhet në Tiranë për të vazhduar asistencën ndaj qeverisë shqiptare për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit në Shqipëri. Ekipi i Bankës Botërore i prezantoi Kryeministrit Berisha punën e bërë deri më tani dhe e siguroi se ata do të vazhdojnë deri në arritjen e rezultateve dhe objektivave të kërkuara nga qeveria. Ata i prezantuan Kryeministrit Berisha me hollësi rekomandimet dhe sugjerimet për thellimin e mëtejshëm të reformave. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e falënderoi ekipin për ndihmën e dhënë më parë, rezultatet e së cilës u kurorëzuan me renditjen e Shqipërisë në vend të dytë për ekonomitë më të reformuara dhe me klimën me të mirë për biznesin në botë. (a.r/news24/balkanweb)