E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton çmimet e trojeve ne qytete

Megjithëse këto çmime ishin miratuar më parë, qeveria ka bërë një rivlerësim të trojeve në të gjitha qytetet. Ka ndryshime në një pjesë të këtyre qyteteve, ndryshime të mëdha vihen re në disa zona të kryeqytetit
CMIMET E REJA  

TIRANE-Qeveria miraton çmimet e reja të trojeve brenda vijave të verdha të të gjitha bashkive të vendit. Megjithëse këto çmime ishin miratuar më parë, qeveria ka bërë një rivlerësim të trojeve në të gjitha qytetet. Ka ndryshime në një pjesë të këtyre qyteteve, ndryshime të mëdha vihen re në disa zona të kryeqytetit dhe në qytetin e Durrësit. Ajo që vihet re në tabelën e çmimeve të reja për kryeqytetin, është rritja e vlerës së trojeve në zonën e ish-Bllokut, e cila edhe herën e kaluar ishte më e larta 78 mijë lekë metri katror. Por tani kjo shifër pothuajse dyfishohet dhe shkon në 180 mijë lekë për metër katror. Zona e ish-Bllokut, si zona më e preferuar tani për banim, do të jetë e tillë edhe për ndërtime të reja, pasi tani do të ketë rivlerësim edhe për çdo metër katror të një apartamenti që do të blihet brenda kësaj zone, e cila përfshin edhe Pallatet Agimi. Katër zona të tjera të Tiranës, në të cilat hyjnë lagjet pranë Bllokut, çmimi i truallit për metër katror është dyfishuar me krahasim me vlerën e po të njëjtit truall përllogaritur pak muaj më parë. Kështu, te Stadiumi “Dinamo”, Liqeni, Shushica, “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha Katolike, Lidhja e Shkrimtarëve, çmimi ishte 47-52 mijë lekë për metër katror dhe me ndryshimet e djeshme, një metër katror përllogaritet në 120 mijë lekë. Këto çmime do të shërbejnë edhe për procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave pronarëve. Rritja e çmimit të trojeve do të jetë një lajm i mire për ish-pronarët, pasi do të përfitojnë diçka më shumë nga kthimi dhe kompensimi i pronave të tyre.
Në tabelën e mëposhtme janë dhënë çmimet e trojeve për kryeqytetin, ku janë grupuar zonat me çmime të njëjta dhe në rend janë vendosur nga çmimi më i shtrenjtë për metër katror, deri te çmimi më i lirë që ofron kryeqyteti.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›