E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare dënon arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale

-         Qeveria Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit.

Qeveria Shqiptare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga fallangat serbe në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike.

Qeveria mbështet plotësisht deklaratën e këshillave komunale të tre komunave të Luginës së Preshevës për këto akte të shëmtuara të autoriteteve të Beogradit që, me dhunë dhe terror, duan të pengojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Qeveria Shqiptare u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit ndaj tyre.


05/05/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›