E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shqiptare dhe e Kosoves takim te perbashket ne Prizren

Pasditën e së premtes mbërriti në Tiranë për t’i dhënë dorën për herë të fundit si kryeministër i Shqipërisë.

Me rrugën e Kombit ia ka bërë më të lehtë Hashim Thaçit, që pas një axhende të ngjeshur në Prishtinë të arrijë në kohë për ta takuar kryeministrin Berisha në ditët e fundit të qeverisjes së tij.
“Falenderimi shkon per Berishen dhe ndertimin e Rruges se Kombit. Mbarova axhenden time deri ne 11.00 dhe ne 14.00 isha ne Tirane. Rruga 12 oreshe dhe e informova Berishen qe autostrada qe po bejme ne….e fituam lirine, ndertuam rrugen e kombit dhe kjo per ne ishte histori qe ta permbyllim sa me shpejt.”
Rrëfyer kjo prej homologut kosovar si një mirënjohje e Kosovës për veprën kryesore infrastrukturore që mban firmën e Sali Berishës. Por ish-komandanti i UÇK ia njeh edhe vetes meritat e tij.

Gjatë drejtimit të qeverisë së Shqipërisë prej Berishës, Kosova u bë e pavarur. Deri tani ky akt është njohur nga 101 shtete, dhe Serbia ka firmosur një marrëveshje të rëndësishme me të.
“Ne emer te qeverise se Kosoves dhe qytetareve te Kosoves falenderoj mikun dhe kryeministrin Berisha per punen e jashtezakonshme per Shqiperine dhe shqiptaret, liberalizimin e vizave, anetaresimin ne NATO, punen e perbashket per pavaresine e Kosoves, njohjet qe i kane ardhur, 101 njohje ku Shqiperia ka luajtur nje rol te jashtezakonshem dhe Berisha ne vecanti”- vijoi Thaçi.

Thaçi takon Ramën 
Simbolikën e bashkimit të tillë e gjeti edhe tek kryeministri në pritje Edi Rama

Marrëveshjen Prishtinë - Beograd Rama e vlerëson gjithashtu me tone makismale, madje ia sygjeron rajonit ta marrë si sfidë.
“Besoj, besojmë, që hapat e hedhur me shumë kurajo dhe me një vision të kthjellët për ardhmërinë e kosoovës dhe për të gjithë rajonin, nga kryeministri dhe qev e kosovës drejt marrëveshjes me palën serbe përbëjnë për të gjithë ne një pikë referemi për cfarë do të bëjmë. Ajo marrëveshje ka shënuar mbylljen e një epoke dhe hapjen e një epoke të re”- vijoi Rama.

Dhe në këtë kuadër Rama dhe Thaci kanë hartuar një plan: dy qeveri si një institucion.
“Ramë të një mendjeje që pas vizitës që unë dhe një pjesë e ministrave do bëjmë në Prishtinë, të fillojmë përgatitjet e një takimi të përbashkët që do ta kthejmë në institucion”- theksoi Rama.

Detajet për të cilat u kursye t’i rrëfente Rama, i bëri me dije kryeministri Kosovar.
“Gjatë Nëntorit, do mbajmë edhe mbledhjen e parë të dy kabineteve në Prizren dhe do të angazhohemi edhe për festimin e Pavarësisë së Shqipërisë” u shpreh Hashim Thaçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›