Hidrokarburet Prokuroria zbardh detaje te hetimit abuzime 4 pika ne Tirane
Task-forca e prokurorisë, zbardh detaje të reja të dosjes voluminoze të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë në lidhje me inspektimin e kryer ne pikat e tregetimit te karburanteve.
Sipas të dhënave të siguruar nga “ABC News”, mësohet se vetëm në qarkun e Tiranës, janë konstatuar 4 pika karburanti, të cilat abuzojnë me sasinë gjatë tregtimit. Emrat e kompanive janë të njohura por për arsye hetimore është vendosur mos publikimi i tyre.
Sipas prokurorisë, në këto 4 pika karburanti, kanë konstatuar se sasia që hidhet është më e vogël nga ajo që konsumatori paguan. Keshtu, rezulton se konsumatorit i vidhet 50 mililitëra për çdo liter. Për këto abuzime, sipas prokurorisë, ndaj këtyre subjekteve është vendosur gjoba me vlerë deri në 7 milion lekë të vjetra, ndërsa, gjatë fazës hetimore do të provohet nëse kjo vjedhje është vepër penale apo gjobë administrative.
Ndërkohë, prokuroria saktësoi se për 10 pikat e tjera të karburanteve të cilat janë konstatuar me shkelje, pritet të nisin hetimet nga prokurorit përkatëse, si ajo e Kavajës, Durrësit, Elbasanit dhe Korçës.
Nga ana tjetër, denoncimi i këtyre abuzimeve, siç duket ka dhënë efektin e saj, pasi sipas zyrës së Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, shumë pika karburanti kanë kërkuar nga ky institucion që makinerive tu bëhet kolaudimi.
Pak ditë më parë, ishte Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, ajo që denoncoi 14 pika karburanti për vjedhje të konsumatorit si në cilësinë ashtu edhe në sasin e karburantit të tregtuar.