E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare do të ndërmarrë çdo masë për të lehtësuar zgjerimin e aktivitetit ekonomik të bizneseve të huaja në Shqipëri

Presidenti  i Huaway International tha se Shqipëria zë një vend shumë të rëndësishëm në strategjinë e zgjerimit të kompanisë në Europë.

Kryeministri  Berisha gjatë vizitës zyrtare në Kinë, zhvilloi sot një vizitë në Huawey Technologies, një nga tre kompanitë ndërkombëtare më të mëdha të teknologjisë në botë.

Gjate vizitës së Kryeministrit, drejtuesit e kësaj kompanie bënë një ekspoze të produkteve më të fundit të teknologjisë se kompanisë Huaway. 

Presidenti  i Huaway International, Ly Ke pasi i uroi Kryeministrit Berisha mirëseardhjen, u shpreh se Shqipëria zë një vend shumë të rëndësishëm në strategjinë e zgjerimit të kompanisë Huaway në Europë. Huaway Albania po zhvillon me shpejtësi rrjetet e komunikimit në Shqipëri nëpërmjet bashkëpunimit me Eagle Mobile.

Ai u shpreh se investimet e Huaway në Shqipëri do të vazhdojnë dhe falënderoi Kryeministrin Berisha për ndihmën e madhe dhe krijimin e një klime të shkëlqyer biznesi në Shqipëri.

Në këtë kontekst, ftoi Kryeministrin Berisha  të asistojë në nënshkrimin e marrëveshjes së zgjerimit të aktivitetit ekonomik dhe shërbimeve të telekomunikacionit me kompaninë Eagle Mobile. 

Kryeministri Berisha nga ana e tij falënderoi Huaway Albania për punën e shkëlqyer që ka bërë në Shqipëri dhe u shpreh se me qetësi dhe me punë të përkushtuar, kjo kompani është shndërruar në një pishtar të biznesit kinez në Shqipëri. Kryeministri Berisha e siguroi Presidentin Ly Ke se qeveria që ai kryeson do të ndërmarrë të gjitha masat për të lehtësuar  dhe mundësuar zgjerimin e aktivitetit të tyre ekonomik në Shqipëri. Çdo projekt që ju do të paraqisni, u shpreh Kryeministri Berisha, do të ketë gjejë bashkëpunimin më të madh të qeverisë dhe të Kryeministrit. 

Kryeministri Berisha i bëri me dije se Huaway Albania mund të shfrytëzojë të gjitha lehtësitë e krijuara për biznesin nga qeveria si për shembull inciativën “Shqipëria 1 euro”, lehtësimin e vizave për inxhinieret e kompanisë, në mënyrë që kjo kompani prestigjioze të gjejë të gjitha lehtësirat në Shqipëri dhe të vazhdojë të ketë sukses në investimet e saj.

Qeveria, u shpreh më tej Kryeministri Berisha, ka ndërmarrë në këto vite hapa të rëndësishëm drejt digjitalizimit të shumë shërbimeve dhe procedurave në vend, sot kemi shërbim on-line për taksa elektronike, regjistrim biznesi elektronik, tatime elektronike, deri në fund të majit do të kemi internet në të gjitha shkollat, si dhe kemi hedhur hapa të rëndësishëm drejt E-government.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Huaway International për të zgjeruar gamen e shërbimeve elektronike për qytetarët shqiptare. Pra ju do të keni hapësira shumë të medha për të zgjeruar aktivitetin e kompanisë suaj në Shqipëri”-theksoi Kryeministri Berisha.

E krijuar në vitin 1988 Huawey Tehc. International, kompani gjigande është e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e teknologjisë së komunikimit, materialeve të komunikimit dhe rrjeteve elektronike të komunikimit.

Huawey Technoligies është një kompani nga më të mëdhatë në botë, me rreth 45 000 inxhiniere, 87 500 nëpunës. 36 ndër 50 kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në botë përdorin teknologjinë e Huawey. Në vitin 2008 Huawey ka patur një vëllim biznesi 23.3 miliard dollarë ndërsa për këtë vit parashikohet ta shtrijë aktivitetin e saj ekonomik deri në 30 miliardë dollarë. 10 për qind e këtij vëllimi i dedikohet çdo vit kërkimit dhe zhvillimit të teknologjive të reja të telekomunikacionit. Ne tregun botëror Huawey rritet çdo vit me rreth 50 për qind dhe në Europë shënon 42 për qind rritje vjetore.

Huawey ka 32 filiale në botë dhe që nga viti 2008 operon edhe në tregun shqiptar nëpërmjet Huawey Albania, e cila ka rreth 80 nëpunës nga të cilët 60 janë shqiptarë. Huaway Albania ka ngritur dhe operon rrjetin e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit për Kompaninë Eagle Mobile, e cila ka një vëllim biznesi rreth 40 milion dollarë dhe i paguan shtetit shqiptar 7 milion dollarë taksa në vit.


19/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›