E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qeveria shtyn me një vit qëndrimin pa viza të shtetasve të Ukrainës në Shqipëri

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Këshilli i Ministrave, vendosi sot që shtetasit e Ukrainës lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30 mars të vitit të ardhshëm.

Vendimi u mor në mbështetje të ligjit “Për të huajt”, me propozimin të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi i mëparshëm për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në vend shfuqizohet.

Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›