“Qeveria të mbrojë qytetarët nga dhuna e tepruar policore”- Reagimi i fortë nga SHBA, senatorja Elissa Slotkin: Populli shqiptar ka të drejtë për llogaridhënie nga zyrtarët e saj
Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka shprehur shqetësimin për tensionet dhe raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të respektojë të drejtën e qytetarëve për protestë paqësore.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Slotkin bëri të ditur se ka marrë telefonata nga banorë të Miçiganit të shqetësuar për zhvillimet në vend. Ajo theksoi se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e tyre politikë.
Senatorja nënvizoi se autoritetet shqiptare kanë përgjegjësinë të garantojnë respektimin e ligjit, të mbrojnë protestuesit nga përdorimi i tepruar i forcës policore dhe të ndërmarrin hapa kundër korrupsionit.
Në reagimin e saj, Slotkin u bëri thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe në gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për situatën.
Over the last few days, I’ve gotten a bunch of concerned calls from Michiganders about the escalating violence in Albania, among other European countries.
The Albanian people have the right to protest peacefully and hold their elected officials accountable. Likewise, the Albanian government has a duty to uphold the rule of law, protect protestors against the excessive use of police force, clean up corruption, and respond to citizens’ concerns. I urge both sides to do all they can to deescalate and find a peaceful way to move forward.
— Sen. Elissa Slotkin (@SenatorSlotkin) October 20, 2026
Reagimi i senatores amerikane Elissa Slotkin:
Gjatë ditëve të fundit, kam marrë një sërë telefonatash nga banorë të Miçiganit, të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Shqipëri, si dhe në vende të tjera evropiane.
Populli shqiptar ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore dhe të kërkojë llogari nga zyrtarët e zgjedhur prej tij. Po ashtu, qeveria shqiptare ka detyrimin të respektojë shtetin e së drejtës, të mbrojë protestuesit nga përdorimi i tepruar i forcës policore, të luftojë korrupsionin dhe t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve. U bëj thirrje të dyja palëve të bëjnë gjithçka që munden për të ulur tensionet dhe për të gjetur një rrugë paqësore për të ecur përpara.