Qeveria trafikon armë
Tiranë - Kanë vijuar akuzat e socialistëve ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë zyrtarisht i akuzuar për çështjen e tragjedisë së Gërdecit ku një vit më parë humbën jetën 26 pesona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën. Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputeti socialist Taulant Balla u shpreh se Prokuroria e Përgjthishe ka thirrur një ditë më parë për dëshmi rreth çështjes jo vetëm zotin mediu, por të gjithë qeverinë që sipas tij është e inkriminuar në këtë çështje. Sipas Ballës Kryeministri Berisha është i pandehuri politik dhe moral i tragjedisë së Gërdecit. Deputeti akuzoi kryeministrin se po turpëron Shqipërinë përpara opinionit ndërkombëtar, duke qenë pjesë e një trafiku armësh, duke vjedhur paratë për rrugën historike dhe duke abuzuar me projektin jugor të Shqipërisë.