E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debatet për bregdetin,Bode hedh poshtë akuzat ndaj qeverisë

Ministri i Financave, Ridvan Bode, hodhi poshte akuzat e opozitës ndaj qeverisë për abuzime në administrimin e projektit për menaxhimin e bregdetit. Bode përjashtoi ekzekutivin nga problemi me projektin, që sipas tij nuk ka lidhje me qeverinë, por me procedurat e brendshme të Bankës Botërore, që ne dizenjimin e projektit nuk mori në konsideratë rregullat e bankës. Paneli i inspektimit të BB-së ka si mision investigimin e procedurave të brendshme të bankës dhe jo investigimin e qeverisë shqiptare, u shpreh ministri. Investigimi lidhet me çështjen e prishjes së ndërtimeve pa leje në bregdet. Sipas Bodes, prishja e ndërtimeve nuk ishte nismë e një individi, por u bë pas kërkeses së autoriteteve të bankës, që detyroi edhe përshpejtimin e këtij procesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›