Sulmet talebane forcojnë vendosmërinë e SHBA-ve
Uashington - Shtëpia e Bardhë tha se seria e sulmeve të talebanëve në Afganistan e kanë forcuar vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara që të dilet me një politikë të drejtë për këtë vend. Komentet u bënë pasi të paktën 26 njerëz e humbën jetën në tre sulme vetëvrasëse dhe shkëmbim zjarresh në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Ministri i Brendshëm, Hanif Atmar u tha gazetarëve se pothuajse sulmet simultane në zyrat e qeverisë u kryen nga ata, të cilët ai i përshkroi si armiq të Afganistanit.