Qeveria ul taksat e akcizave vendore kombetare dhe ato doganore
UPDATE - Kryeministri Berisha prezantoi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, paketën e re fiskale, që përfshin projektligjet “Për akcizat”, “Për sistemin e taksave vendore”, “Për taksat kombëtare”, dhe “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore.
Heqja e taksës prej 10% të importit është një tjetër masë lehtësuese që qeveria vendosi për bizneset fasone në Shqipëri.
Janë këto biznese që po njohin zhvillim të madh vitet e fundit, duke rritur investimet, fitimin, dhe numërimin e të punësuarve në Shqipëri.
Megjithëse mungesa e kësaj takse në vijim do të shkaktonte një boshllëk të konsiderueshëm në arkën e shtetit, tjetërkund di të ndihet efekti i saj pozitiv sipas kryeministrit Berisha
Po kështu, hiqet taksa e importit dhe e shitjeve të makinave, çka u konsiderua nga kryeministri si pjesë e një revolucionit fiskal. Paketa e re parashikon edhe një ristrukturim të taksës së qarkullimit dhe taksës se regjistrimit të automjeteve.
Qeverisë vendore do t’i mbetet 20 përqind e këtyre taksave, nga buxheti i shtetit.
Kryeministri Berisha beri te ditur dhe destinacionin e taksës qe vendoset për karburantet, që është jo buxheti i shtetit, por mjedisi i shëndetshëm.
Kryeministri shprehu përgëzimet edhe për propozimin e fundit, për të vendosur pagën minimale 200 mijë lekë, duke theksuar se sapo të krijohen mundësitë, do të kalohet në pagën minimale për orë pune.
Por qeveria shqiptare kishte një përvjetor këtë të mërkure, atë të mbledhjes së njëqindtë si e- kabinet, pa dosjet e mëdha plotë, projekt-ligje, vendime e shkresa të ndryshme zyrtare në letër.
Kryeministri ka risjellë në vëmendje hapat e rëndësishëm, të hedhur në kuadër të projektit të Shqipërisë dixhitale, dhe të përdorimit të internetit tashmë më dy licenca 3 g në treg, çka paralajmëron dhe një ulje drastike të çmimit të internetit muajt në vijim
Sinkron
Dhe për të ilustruar përqafimin që shoqëria shqiptare i ka bërë internetit, kreu i qeverisë solli në vëmendje këtë ndodhi interesante