Qeveria ulet ne bisedime me Kuvendin e Dukatit per pronat
Qeveria ka pranuar si pale ne bisedime Kuvendin e Dukatit nje strukture qe drejton prej muajsh protesta te ashpra ne zonen e fshatit Dukat dhe qytetit te Orikumit.
Sikunder ishte njoftuar dy dite me pare nga kryetari i Bashkise se Orikumit Kanan Braho ne Orikum shkuan dje perfaqesues te Ministrise se Drejtesise te cilet u takuan ne sallen e keshillit bashkiak me perfaqesues te Kuvendit te Dukatit dhe te qytetareve te Orikumit. Ne kete takim merrte pjese edhe deputeti demokrat i zones Ardian Kollozi si dhe perfaqesues te Bashkise se Orikumit.
Per me shume se dy ore mes perfaqesuesve te qeverise dhe atyre te Kuvendit te Dukatit eshte diskutuar per situaten dhe ne fund eshte rene dakord qe keto takime te jene me te shpeshta edhe ne nivele me te larta.
Pasi u degjuan te gjitha palet u arrit ne njefare mirekuptimi qe qeveria te angazhohet per ndjekjen e procedurave ligjore per zgjidhjen e problemeve te ngritura nga dukatasit ndersa keta te fundit te nderpresin protestat.
DiskutimetNe takimin me ekspertet e Ministrise se Drejtesise per ceshtjet e pronave moren pjese me shume se 30 banore te Dukatit dhe Orikumit. Keta te fundit kembengulen ne plotesimin e kater kerkesave qe ata kane shprehur ne cdo takim. Eviol Kulluri nje nder aktivistet e Kuvendit te Dukatit shtroi se pari kerkesen per realizimin e nje harte qe te percaktoje qarte se ku jane kufijte e Dukatit dhe kjo harte te shperndahet te te gjithe banoret e Dukatit me firmen dhe vulen e atij institucioni qe do ta miratoje kete harte. Kerkesa e dyte ishte ajo per njohjen e kullotave te Dukatit me certifikate pronesie per te gjithe banoret. Kerkesa e trete eshte heqja e postbllokut te bazes ushtarake te Pashalimanit. Ndersa kerkesa e katert eshte ajo per njohjen e nje statusi te vecante per krahinen e Dukatit qe do ti lejonte te ashtuquajtures Pleqesi e Dukatit te merrte vendime qe lidhen me shendetin e popullsise me te ardhmen e zones dhe ceshtje te tjera qe kane te bejne me keta banore.
Deputeti Ardian Kollozi u tha banoreve te Dukatit dhe te Orikumit se protestat jane te ligjshme por keto ceshtje duan kohen e tyre per tu zgjidhur ne perputhje me ligjet e shtetit shqiptar. Ne jemi ketu per nje vullnet te mire dhe deshire te mire per te zgjidhur problemin qe eshte i drejte. Zerin tuaj do ta cojme me lart derisa kjo ceshtje te zgjidhet tha deputeti demokrat.
Por me gjithe frymen pozitive te takimit ne fund nuk kane munguar debate te ashpra mes banoreve dhe krereve te pushtetit vendor ne Orikum. Banoret nuk e kane lejuar kryetarin e bashkise dhe kryetarin e keshillit bashkiak te Orikumit te flasin ne takim duke i akuzuar ata se nuk kane mbajtur qendrim te drejte.
MarreveshjaNe fund te takimit u vendos qe pas nje jave kur perfaqesuesit e Ministrise se Drejtesise te jene njohur me dosjet e banoreve te Dukatit dhe Orikumit te vendosin sesi do te procedohet ligjerisht me pronat e tyre. Ne takim eshte lene si afat kohor per tu takuar perseri e marta tjeter ku ose do te vene banoret e Dukatit ne Tirane ose do te vijne specialistet ne Vlore.