Rama pagezon Opoziten e Bashkuar

Opozita e Bashkuar si koalicion i partive por edhe si emertese e re e tij ka vene dje ne levizje mekanizmin e protestave. Edhe pse te paralajmeruara prej kohesh takimi i djeshem i Partise Socialiste dhe i aleateve te saj ka marre vendimet e fundit pergatitore qe do te vihen ne zbatim nga dy shtabet e ngritura per kete ceshtje. E zhvilluar ne seline e partise G99 shume prane shtepise se Kryeministrit Sali Berisha mbledhja ka zbuluar edhe kohen e nisjes se levizjes qytetare e cila do te kete si kredo te veten jo me transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit por largimin e qeverise aktuale. Kjo qeveri e korruptuar nuk ka me mandatin per te qeverisur dhe drejtuar ne menyre legjitime vendin deklaroi dje kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo. Ndryshimi politik po kerkohet nga opozita jo vetem si pjese e motivimit te njerezve por edhe si parakusht apo garanci e zhvillimit te zgjedhjeve lokale pa Sali Berishen ne krye te vendit. Si i tille apeli i opozites per protesta te cilat do te nisin ne javen e trete te ketij muaji permban dy qellime qe ndihmojne njeri-tjetrin dhe qe me gjase mbajne parasysh edhe interesat e nje pjese te shumices aktuale. Ky lexim i situates politike dhe parlamentare qe eshte ne kufirin e ekuilibrave edhe keshtu te brishte i ka dhene arsye perfaqesuesve te opozites qe te shfaqen shume optimiste per suksesin e levizjes se re e cila riciklon angazhimin e sforcuar te pranveres se shkuar. E konsiderojme gjendjen shume te rende kemi presion te madh nga opinioni publik qe te nisim revolta masive dhe do te nisim protestat ne rrethe ne te gjitha qendrat urbane dhe pastaj te kthehemi per te vendosur daten e nje proteste masive ne Tirane tha kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela. Ai ka zbuluar keshtu edhe nje element kalendarik te levizjes se rruges e cila edhe nje here do te kerkoje te veproje permes stimulimit te njerezve ne rrethe per ta orientuar presionin mandej ne Tirane. Me interes eshte dinamika e protestave te cilat opozita ka gati nje vit rresht te cilat i mban ne axhenden e saj. Keshtu pas nje qetesimi relativ disamujor ato kthehen serish te aktualizuar tanime jo nga nje kerkese politike dhe parimore por nga nje krize ekonomike e kudondodhur e cila vijon te mos njihet nga qeveria. Skandalet e fundit qe kane perfshire anetare te ndryshem te ekzekutivit jane nje arsye me shume qe ne kete rast sherben si lende iniciale per shfryrjen e nje tensioni qe tanime eshte real. Tani eshte me afer kerkesa per largimin e kesaj qeverie sepse tani jane konsumuar te gjitha perpjekjet e opozites per nje zgjidhje politike ne tavoline. Qeveria tregon nga dita ne dite qe eshte qeveria me e korruptuar ne rajon qeveria me e implikuar. Madje smund te flasesh me per korrupsion flitet per grabitje flitet per nje qeveri mafioze dhe si e tille ajo duhet te largohet tha Skender Gjinushi kryetar i Partise Socialdemokrate. Por ky aksion i ri qe shpalos dhe shpreson ne largimin e Sali Berishes nuk do te jete i vetem. Perfaqesues nga opozita bene te ditur se ofertat dhe ftesat per deputete te mazhorances vazhdojne dhe se ato jane ne rruge teper optimiste. Opozita nuk ben diversione publike deklaroi per Shqip nje nga anetaret e Opozites se Bashkuar duke shtuar se gershetimi i protestave me luften parlamentare pritet te prodhoje levizje te reja numerike ne harten e Kuvendit te Shqiperise.