E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca kerkon garanci nga Shqiperia dhe Bosnja per ceshtjen e vizave

Diskutimi Parlamenti Europian diskuton sot ne nje seance plenare rezoluten e Tanja Fajon

Franca ndryshe nga cdeklaroi Kryeministri Berisha ende nuk eshte bindur per te dhene voten pro per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Parisi kerkon garanci sigurie nga Shqiperia dhe Bosnja ne menyre qe te jape driten e gjelber per heqjen e vizave. Kete ka deklaruar sekretari i Shtetit Pierre Lellouche ne Parlamentin francez gjate nje seance debati ne Komisionin e Jashtem te Asamblese Nacionale. Ne mesuam se Komisioni Europian parashikon liberalizimin e vizave per boshnjaket dhe shqiptaret. Dua te di cili eshte qendrimi juaj dhe pozicioni i Frances mbi kete ceshtje dhe se ku jemi me kete etape liberalizimi tha deputeti i UMP Michel Terrot.

Nderkohe sekretari i Shtetit per ceshtjet europiane Pierre Lellouche deklaroi Dua tju shpjegoj gjerat shume sinqerisht. Vitin e kaluar disa vende te ish-Jugosllavise perfituan heqjen e vizave pra Serbia Maqedonia dhe Mali i Zi. Ato qe mbeten jane Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina. Nuk jane te njejtat vende. Ne cdo rast behet fjale per nje ceshtje delikate. Ajo qe mund tju them eshte se pozicioni im i Presidentit te Republikes eshte se ceshtja e vizave eshte nje ceshtje sigurie dhe jo vetem nje dhurate diplomatike qe ne ofrojme pergjate kesaj rruge. Ne parim ne nuk jemi kunder por kemi kerkuar garanci sigurie nga keto dy vende.

Seanca

Parlamenti Europian merr ne shqyrtim sot rezoluten e Tanja Fajon per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Mbledhja e PE-se do te filloje sot ne oren 16.00 dhe do te zgjase deri ne mesnate. Ne rezoluten e Tanja Fajonit citohet se Bosnje e Hercegovina dhe Shqiperia kane bere nje progres te rendesishem ne muajt e fundit pas vendimit te Komisionit Europian vendosi te mos i kualifikoje per liberalizimin e vizave. Megjithate eshte e rendesishme te mos humbet shume kohe. Qeverite e ketyre dy shteteve kane punuar fort ne muajt e fundit dhe mund ti rregullojne gabimet e tyre. Raportuesja Fajon ne rezoluten e saj kerkon qe procesi i liberalizimit te vizave te perfundoje sa me pare dhe te zgjidhet ne menyre te menjehershme. Fajon u kerkon institucioneve europiane trajtimin sa me pare dhe si nje ceshtje urgjente te procesit te liberalizimit te vizave. Liberalizimi i vizave ka nje impakt te rendesishem psikologjik ne mendjen e njerezve. Ketu nuk flasim per politikanet biznesmenet apo njerez me para. Ata kane menyrat e tyre per te udhetuar jashte vendit. Ne jemi te shqetesuar per studentet dhe ata njerez qe duhet te mbajne radhen ne rreshta te gjate perpara konsullatave argumenton Fajon ne projektin e saj. Parlamenti Europian do te diskutoje sot kete rezolute dhe pas nje muaji do te jene ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian qe do te rekomandojne heqjen e vizave per shtetasit e Shqiperise dhe Bosnjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›