Qeveria vendos mbylljen e TikTok, ministrja Manastirliu: 90% e prindërve janë pro

Pasi u hodh për konsultim publik, Ministrja e Arsimit thotë se platforma TikTok do të bllokohet. Në një takim me mësues e prindër, Manastirliu nuk dha shumë detaje, ndërsa tha se sipas konsultimit publik 90% e prindërve janë pro bllokimit ose kufizimit të platformës.
Manastirliu: Për rritjen e Sigurisë Fizike dhe Digjitale në Shkolla kemi vendosur: Bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Vendosjen e kamerave inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollës dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, duke arritur 500 oficerë të sigurisë brenda dy vitesh.
Ngritjen e një strukture të dedikuar brenda Drejtorive Arsimore që do të koordinojë dhe menaxhojë detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë së shtetit, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal. Vendosim Rregulla të reja dhe masa shtesë për sistemin e monitorimit të telefonave celularë gjatë orëve mësimore, forcojmë mekanizmat e referimit proaktiv dhe sinjalizimit të hershëm për rastet e dhunës dhe bullizmit si dhe bullizmit kibernetik, përmes përdorimit të platformave online në referimin e incidenteve në shkolla dhe jashtë tyre.
Ministrja prezantoi Plani i Ri i Veprimit, në përfundim të turit të konsultimeve me prindër, ku u realizuan 1300 konsultime me pjesëmarrjen e 65 mijë prindërve në të gjithë shkollat e vendit, për të adresuar dhe përmirësuar sigurinë në shkolla. Ky plan synon të forcojë masat kundër dhunës, bullizmit, dhe kërcënimeve digjitale, duke ndërtuar një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për fëmijët.
4 pikat e planit
1-Siguria fizike dhe dixhitale: Bllokimin e Tik tok bazuar në një paketë masash që po punojnë Agjencia kombëtare e sigurisë së informacionit. Vendosjen e kamerave inteligjente duke siguruar monitorim efektiv brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, në 500 . Strukturë brenda drejtorive arsimore që do merret me menaxhimin e punës së oficerëve. Agjenci e Posacme për sigurinë në Shkolla.
2-Rrjetet e mbështetjes psikosociale
3-Edukim dhe ndërgjegjësim
4-Shkolla e hapur/vizionplus.tv