E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria vendos rimbursimin e TVSH-së për fermerët. Gati nisma edhe për uljen e TVSH-së për turizmin

15-05-2013 / Gazeta 55

Vendimi i qeverisë, qytetarët e 6 shteteve do vizitojnë pa viza Shqipërinë në 25 maj-25 Shtator

Qeveria shqiptare vendosi sot për rimburësimin e TVSH-së për fermerët. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se kjo është përmbushja e një premtimi për rritjen e prodhimit. “Zoti Ruli nuk pashë hekurin për serat, duhet të jemi shumë të qartë, se 70% e serës është hekur dhe ne u zotuam se gjithçka që ka të bëjë me prodhimin”, iu drejtua kryeministri minitrit të bujqësisë.
Gjithashtu Berisha theksoi gjithashtu se duhet të merren masat për hartimin e planit kombëtar për peshkimin.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për prodhimin dhe nxitjen e peshkimit, ky është zotimi ynë. Ne kemi shpallur se do të hartojmë një plan kombëtar për peshkimin. Të gjithë taksat të shkojnë në promocionin e duhur. 1 mijë euro për të ankoruar anijen është një problem i madh. Ne do bëjmë gjithçka që ta nxjerrim peshkimin në vendin që meriton” tha kryeministri.
Kreu i qeverisë bëri me dije se do të ulet edhe taksa për industrinë e turizmit.
“Do ulim TVSH-në e industrisë turistike. E vërteta është se kjo degë e kësaj industrie është një degë e rëndësishme e ekonomisë. Dhe ky hap do të jetë një lehtësim i madh për ekonominë.  Por edhe konsumi i brendshëm është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm, pasi në 4.8 milion turistë kjo nënkupton një rritje të madhe të konsumit”- shtoi kryeministri.

Qytetarët e 6 shteteve do vizitojnë pa viza Shqipërinë në 25 maj-25 Shtator
Këshilli i Ministrave miratoi sot një listë me 6 vende, qytetarët e të cilëve do të lejohen të hyjnë me pasaportë dhe pa viza në Shqipëri, në sezonin turistik të verës në datat 25 Maj-25 Shtator, 2013, me propozim të dy ministrave, të Brendshëm dhe të Punëve të Jashtme.
Në këtë periudhë do të hyjnë pa viza shtetas nga Rusia, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Bahrein.
Ky vendim mbështetet në nenin 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›