E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha hap fushatën në Fier: Ata janë alternativa komuniste, ne e integrimit

berishaFier- Pas Tiranës dhe Durrësit Partia Demokratike ka çelur sot fushatën elektorale në qytetin e Fierit. Duke bërë prezantimin e kandidatëve për deputetë në këtë qark, kryeministri Sali Berisha, u shpreh se prioritet i qeverisë në mandatin e ardhshëm do të jetë qytetari.

Ai tha se përballë tyre ndodhet një alternativë që bllokoi integrimin e vendit, duke shkelmuar, siç tha ai, ëndrrën e fierakëve dhe të çdo shqiptari.

KE-ja la një detyrë shtëpie, tre ligjet. Shqipëria statusin nuk e mori sepse kreu i opozitës mori përsipër përgjegjësinë historikë të shkelmojë interesin jetik, me aq lehtësi sa shkelmon marrveshjen me Petro Koçin, me aq lehtësi shkelomi intersin e qytetarëve të Fierit dhe të qyterëve shqiptarë. 23 qershori vjen dhe të gjithë sëbashku do të vijmë të votojmë për të ardhmen evropiane, të stausit kandiat, hapjen e negociatave me BE-në. Në këto vite u dërtuan mijëra kilometra rrugë dhe kudo që kam shkuar atë që kam parë, çdo kilometër rrugë është kilometër shpresë për njerëzit,- tha kryeministri.

Më tej ai deklaroi se kryesocialisti Edi Rama nuk do që t’i shohë arritjet e qeverisë gjatë këtyre tetë viteve, dhe e vetmja gjë që i ka mbetur, sipas tij, janë sulmet ndaj qeverisë. Ai tha ndër të tjera se PD-ja bazohet tek fryma demokratike, ndërsa PS-ja tek ajo komuniste.

Alterantiva jonë bazohet në lirinë tuaj, në kushte që djersa dhe mudi tu japë juve më shumë. Cila është alterantiva tjetër. Alternativa tjetër është alternativa e atij që ka sy dhe nuk shikon, ka vesh por nuk dëgjom, mund të prekë por nuk prek dot. Alternativa e atij që shtyn me autobus, që krijon një Shqipëri të gënjeshtërt siç shprehet ai. Me qëllim ata përpiqen tu nxijnë ju çdo gjë. Këtë e shohim me sulmet ndaj qeverisë. Zotëri, nëse kjo Shqipëri brenda një 3-4 vjeçar do të ketë palestra të ndërtuara më shumë se të gjitha kohërat. Vepra e burrave shqiptarë që punojnë për një jetë më të mirë, që lartësojnë vendin dhe smund tua nxish. Nëse qytetarët shqiptarë me mundin e djerës ja dolën të anëtarësohen në NATO, lëvizin të lirë, dhe me asgjë smund tua nxish. Cila është sot alternativa. Midis tre ligjeve, me të cilat hapet dera e shqiptarëve për testin e BE-së dhe katër partive komuniste që hynë për herë të parë me PS-në u zgjodhën partitë komuniste. Kjo dëshmon qartë se cila është mendësia për orjentimin tonë perëndimor, integrimi ynë në botën perëndimore,- tha Berisha.

Në përfundim ai u shpreh se në katër vitet e ardhshme do të hapen mijëra vende të reja pune. Do të hapen dhjetra kilomtera rrugë të reja, si dhe do të ketë lehtësira për biznesin dhe bujqësinë.

Kliti Topalli/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›