Qeveria:1400 kuota pranimi për mastër profesional
TIRANË-Këshilli i Ministrave mori sot vendim për ndryshim në vendimin lidhur me kuota e pranimit dhe tarifave të shkollimit për ciklin dytë të studimeve “Master Profesional”, me kohë të pjesshme, dhe edukimin në distancë në institucionet publike të arsimit të lartë.
Sipas këtij vendimi, kuota e përgjithshme e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për studimet e ciklit të dytë “Master Profesional”, me kohë të pjesshme, dhe edukimin në ikesce, për vitin akademik 2011-2012, të jetë 1400.
"Kuota e pranimeve të reja në programet e studimit të ciklit të dytë, me kohë të pjesshme 1260, kuotat për transferim studimesh 40, kuota për shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe shtetas të tjerë të huaj 60, ndërsa kuota për ish – të përndjekurit politikë 40”, saktësohet në vendimin e publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave.
(d.b/BalkanWeb)