Dëmtohet rruga Skuraj-Burrel, rrezik për automjetet
BURREL - Dëmtohet rruga nacionale Skuraj-Burrel, duke rritur rrezikun për aksidente. Në disa segmente të aksit ka shembje anësore dhe çarje, duke detyruar automjetet disa herë të devijojnë lëvizjen.
Ndërkohë në asnjë nga vendet ku rruga ka pësuar dëmtime nuk ka asnjë sinjalistikë që paralajmëron drejtuesit.
Rreziku më i madh për automjetet është pranë liqenit, ku prej kohësh mungojnë mbrojtëset anësorë, pasi dyshohet se persona të paidentifikuar i kanë grabitur ato duke i shitur për skrap. Madje mungesa e mbrojtëseve anësore ishte një prej shkaqeve të aksidentit tre ditë më parë, ku humbi jetën një i ri dhe u plagosën tre të tjerë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)