E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Siria, sfida e radhes per mbrojtjen e vlerave te perbashketa

Presidenti i vendit Bujar Nishani ka qene dje i pranishem ne zonen e stervitjes shqiptaro-angleze “Luani Shqiptar 2013” ne Gjirin e Vlores. Ne pershendetjen e tij drejtuar komandove pjesemarres ne stervitje, Nishani pergezoi organizatoret per suksesin e ketij aktiviteti. Nishani ka permendur dhe situaten ne Siri, duke u shprehur se ajo eshte sfida e radhes e vendeve te NATO-se per te mbrojtur vlerat e perbashketa.

Duke iu adresuar situates se trazuar ne rajonin e Mesdheut Lindor, Lindjes se Mesme, e me gjere, nga kriza Siriane, ai tha se keto “jane sfida e radhes qe duhet te perballojme se bashku. Megjithese jetojme ne nje kohe te turbullt, ne kemi ide te qarta dhe vullnet te perbashket”. Nishani u shpreh se “jemi bashke, perkrah njeri-tjetrit ne mbrojtje te vlerave tona te perbashketa”. Ne kuader te kesaj vizite, Presidenti Nishani u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar, qe ndodhej ne bordin e anijes “HMS Illustrious” si pjese e stervitjes se perbashket. Nishani tha se kjo eshte stervitja me e madhe qe forcat britanike kane zhvilluar gjate viteve te fundit ne rajonin e Mesdheut". Sipas tij, kjo stervitje eshte nje tregues i drejtperdrejte i solidaritetit qe ekziston mes dy vendeve tona dhe forcave ushtarake respektive. Presidenti Nishani u shpreh se, "mes Shqiperise dhe Britanise ka nje histori te gjate bashkepunimi qe spikat me Luften e Dyte Boterore dhe vijon ne kuadrin e NATO-s". Ne takimin e cilesuar Dita e Vizitoreve te Shquar ne stervitjen e perbashket “Luani Shqiptar 2013” me forcat britanike, merrte pjese dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili u shpreh se kjo eshte nje nga stervitjet me te medha te realizuara ne vend. E pranishme ne takim ishte dhe Mimi Kodheli, perfaqesuesja e PS e cila pritet te jete Ministre e Mbrojtjes me marrjen e detyres nga qeveria e majte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›