E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeverisë po i hiqet “pushteti legjislativ”

Reagimi i presidentes Atifete Jahjaga ka nisur ta bindë Kuvendin që të ndryshojë një nen të një ligji dhe në këtë mënyrë ta parandalojë përzierjen e drejtpërdrejtë të Qeverisë në legjislativ. Duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, presidentja Jahjaga nuk e ka dekretuar Ligjin për Mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor Nr. 04/L-163, të miratuar nga Kuvendi më 14 shkurt 2013.

Gjatë shqyrtimit të këtij ligji, nga Zyra e Presidencës është vërejtur një tendencë e Qeverisë për t’u përzier në legjislativ, përkatësisht të veprojë me kompetenca legjislative gjatë implementimit të ligjit. Ligji në fjalë, ashtu siç është miratuar në Kuvend, në nenin 4 të tij thotë: “Në raste të veçanta Qeveria e Republikës së Kosovës në konsultim me Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, mund të ndryshojë Aneksin 1 të këtij ligji”, shkruan Tribuna. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›