Qeverisja e Biden dhe Trump, amerikanët mendojnë se presidentët i shkaktuan vendit më shumë dëm sesa dobi

Sipas një ankete të zhvilluar në SHBA, shumica e qytetarëve kanë vlerësuar se presidenti aktual Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump i kanë sjellë vendit më shumë dëm sesa dobi për çështje të rëndësishme gjatë periudhës së tyre në detyrë.
Në anketën e realizuar nga Qendra për Çështjet Publike NORC të Associated Press (AP) më 4-8 prill, të anketuarit shprehën shqetësimin e tyre për rritjen e numrit të refugjatëve të ardhur në vend në periudhën e administratës së Bidenit.
Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në anketë deklaruan se Biden e ka dëmtuar vendin me koston e shtrenjtë të jetesës dhe çështjen e migracionit.
Ndërsa, për Trump, rreth gjysma e të anketuarve thanë se ai kishte dëmtuar vendin për sa i përket të drejtës për të votuar dhe për t’u zgjedhur, sigurinë e zgjedhjeve, marrëdhëniet me jashtë dhe ndryshimet klimatike.
30 për qind e të anketuarve janë shprehur se dy presidentët nuk i kanë ndihmuar ata për asgjë.
Megjithatë, gjysma e të anketuarve thanë se mendojnë se gjatë periudhës së Trump është rritur punësimi dhe se kjo normë ka rënë në 36 për qind në administratën e Bidenit.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh.al /