E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalonin mbi shina, 2 maqedonaset përplasen nga treni i linjës Elbasan-Tiranë

ELBASAN- Dy shtetase maqedonase përplasen nga treni i linjës Elbasan-Tiranë. Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sipas policisë, dy gratë maqedonase të moshës rreth 45-vjece, kanë qenë duke kaluar në trasenë e linjës hekurudhore, ndërsa janë përplasur nga treni i pasagjerëve, duke marrë fraktura të shumta në gjithë trupin.

Të plagosurat u identifikuan si Luka Nitroshi dhe Sllavinka Nitrova. Kjo e fundit u transportua në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë, ndërsa e plagosura tjetër aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit.

Mjekët atje konfirmojnë se ajo është jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Dy maqedonaset mësohet se ndodheshin në Durrës për pushimet verore.

(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›