E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveritë gëzojnë mbështetje për masat kundër krizës

Sondazh i komisionuar nga Shërbimi Botëror i BBC u krye me 22 mijë persona në 20 vende. Por, politika e shpëtimit të bankave duket se është më e debatueshmja.

Nga të gjitha veprimet që kanë bërë qeveritë dhe bankat qendrore për të shmangur depresionin, shpëtimi i bankave në mënyrë të argumentueshme janë gjëja e vetme më e rëndësishme.

E megjithatë, ky është veprimi që duket se ka pasur mbështetjen më të pabarabartë dhe në disa vende ka pasur armiqësi të spikatur ndaj këtij veprimi.

Në Britani shumica e atyre që morën pjesë ishin në favor. Ndërsa mbi 60 për qind e amerikanëve ishin kundër, ndërsa në Gjermani shifra kundër ishte 70 për qind. /bbc/start/

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›