E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: PS të mos bojkotojë Parlamentin

“Partia Socialiste, si partia  më e madhe opozitare në Shqipëri, mban përgjegjësi nëse e lë vendin pa një qëndrim opozitar institucional në këto momente kur opozita duhet më shumë”, tha Milo për mediat.   Sipas tij, “nuk ka qeveri që të ndihet më komode kur ka larg instucioneve opozitën, vetëm me deklarata indirekte për hyrjen në kuvend, deklarata që lidhen me plotësim të kushteve për hetim dhe transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit”.

Për koalicionin Berisha-Meta, Milo u shpreh se “politika ka arritur në një fazë të atillë që t’i shikojë kombinacionet politike një normalitet demokratik“. Ai tha se “LSI është një lëvizje pragmatiste dhe kjo marrëveshje ishte një lëvizje politike për të ardhur në pushtet pas një konsumimi 4-vjeçar  në opozitë, por edhe e imponuar nga përplasjet e mëdha mes të  majtës“.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›