E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveritë e Europës: Më shumë kujdes për fëmijët këtë dekadëNga Ministrat europian të Shëndetësisë dhe të Mjedisit u zotuan nëpërmjet një deklarate të përbashkët se do të reduktojnë rreziqet që sjell ambienti në shëndetin e fëmijëve. P

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Qeveritë e Europës: Më shumë kujdes për fëmijët këtë dekadëNga

Ministrat europian të Shëndetësisë dhe të Mjedisit u zotuan nëpërmjet një deklarate të përbashkët se do të reduktojnë rreziqet që sjell ambienti në shëndetin e fëmijëve. Përfaqësuesit e lartë të 53 vendeve evropiane, të mbledhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, firmosën në ministralin e mbajtur në Parma të Italisë edhe deklaratën e cila i hap rrugë krijimit të programeve kombëtare për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve. Në këtë aktivitet ku merrnin pjesë edhe ministrat shqiptarë, ai i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, përfaqësuesit e lartë të Europës u zotuan se fëmijët në të gjithë Europën do të kenë mundësinë e konsumimit të ujit të pastër, mundësi për të pasur aktivitet fizik dhe një të ushqyer të shëndetshëm. Po kështu ata siguruan se brenda 10 viteve të ardhshme se në vendet e tyre do të përmirësonin cilësinë e ajrit dhe do ta mbanin të pastër mjedisin nga elementet helmuese toksike. Nga ana tjetër qeveritë e vendeve të Europës u zotuan se do të vendosnin shëndetin në qëndër të zhvillimeve sociale dhe ekonomike të vendeve të tyre dhe do të rrisin investimet për teknologji të re në këtë fushë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›