Cilët janë skenarët e zgjidhjes së krizës? Nga Mero Baze, "Faktori Plus"Shumica parlamentare po përpiqet të refuzojë me kujdes kërkesat e opozitës për mënyrën se si duhet të hetohen zgjedhjet e 28 qershorit. Seanca plenare që ka nisur prej orës 18 du
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Cilët janë skenarët e zgjidhjes së krizës? Nga Mero Baze, "Faktori Plus"Shumica parlamentare po përpiqet të refuzojë me kujdes kërkesat e opozitës për mënyrën se si duhet të hetohen zgjedhjet e 28 qershorit. Seanca plenare që ka nisur prej orës 18 duket se është llogaritur të jetë e tejzgjatur, me qëllim që të tejkalojë afatin për të mos marrë një përgjigje të qartë deri nesër, kur në Tiranë vjen Komisioneri për Zgjerim Fyle. Nga tonet e deritanishme të diskutimeve në Kuvend, shikohet qartë se shumica po ringre pengesat juridike si arsye të vetme për të mos u hapur rrugë nismave ligjore të opozitës, ndërsa kjo e fundit thotë se i gjithë problemi është politik. Madje kryeministri Berisha shkoi dhe më tej në fjalën e tij duke bërë diversion mes PS dhe komsionerëve të saj duke mbrojtur ata si nënshkrues të një procesi, që sipas Berishës ishte transparent. Në këto kushte është e qartë se kjo seancë nuk mund të prodhojë asnjë marrëveshje. E gjithë çfarë mund të arrijë Berisha me këtë seancë të tejzgjatur është të lodhë opinionin publik me retorikën e të dy palëve, dhe të shpresojë të copëtojë rrugës objektivin e opozitës për hapjen e kutive. E gjithë ajo që mund të arrijë opozita është që të konsiderojë të konsumuar rrugën parlamentare dhe pas kësaj t’u drejtohet protestave në rrugë deri në rrëzimin e qeverisë. Presioni ndërkombëtar që deri më sot ka ndikuar në ndryshimet e qëndrimeve të opozitës, është e paqartë nëse do të mund të ndryshojë situatën. Skenarët e mundshëm të zgjidhjes së kësaj krize janë tashmë dy. Së pari, ka shanse që kriza të zgjidhet përmes një marrëveshjeje të gjerë që të tejkalojë dhe problemin e hapjes së kutive dhe të shtrihet te një ridimensionim i të gjithë balancimit të pushteteve në Shqipëri. Ky skenar, i cili ka qenë gjithmonë modeli se si janë zgjidhur krizat në Shqipëri, u përdor në vitin 2002 dhe më pas në vitin 2009. Nga ky skenar përfitimi themelor është i Berishës, pasi rikonfirmohet në pushtet, zgjidh krizën e pritshme te zgjedhjeve lokale që po afrojnë kolapsin e plot të institucionit të zgjedhjeve dhe rregullon kredencialet e tij demokratike me Perëndimin. Për këtë skenar ka dhe mbështetje të fortë ndërkombëtare. Në mungesë të tij, skenari i dytë janë zgjedhjet e parakohshme. Ka shumë shanse që për shkak të situatës së vështirë ekonomike që ka qeveria, dhe problemeve që Berisha po paraqet me kredencialet e tij demokratike, perëndimi të tërhiqet nga roli i tij i si ndërmjetës i kësaj krize dhe ta çojë situatën te një përplasje e re që mund të prodhojë zgjedhje të reja të parakohshme. Përpjekja e tij për të futur nën kontroll raportet e Shërbimit Sekret me partneret perëndimorë, duket se ka alarmuar partnerët strategjik të Shqipërisë në SHBA dhe NATO, pasi një sindromë e tillë është shfaqur dhe në vende të tjera si Rumania apo Bullgaria, të cilat kanë tentuar të prekin pikërisht këto kompetenca të Shërbimit Sekret. Duke qenë se në ato vende influenca ruse është e fortë, alarmi real që vjen për Shqipërinë është dhe gjeopolitike. Për gjithë këto arsye, nëse negociatat dështojnë, perëndimi duket se nuk do të jetë pengesë, por as inkurajues për zgjedhje të parakohshme. Ato natyrisht do të duhet të kalojnë ngërçin e mungesës së besimit mes palëve, por mund ta zgjidhin përfundimisht këtë histori.