E Diel, 1 Nëntor 2026

Qindra banorë të Yzberishtit vuajnë mungesën e ujit: Situata është alarmante

TIRANE - Tre pallate në zonën e Yzberishtit në Tiranë prej disa ditësh vuajnë mungesën e ujit në banesat e tyre. Sipas banorëve shkak për këtë situatë është Ujësjellës -Kanalizimet e Tiranës, pasi ata japin shumë versione për këtë mungesë. Shpesh thonë defektet e herë thonë mungesa e energjisë.

Mungesën e ujit banorët e këtyre pallateve, megjithëse e paguajnë rregullisht, e kanë ndjerë që pas muajit qershor, deri në atë moment furnizimi i tyre bëhej nga një pus, ndërsa tani që pusi është tharë nga temperaturat e larta banorët edhe për të larë e blejnë ujin.

“S’mbaj mend se sa ditë kemi pa ujë, dy javë pa ujë fare. Le çezma nuk vjen fare njëherë dhe ai ujë që vjen është i pisët nuk pihet. Turp i botës në Tiranë mos kesh ujë. Arsyet nuk i dimë, ne jemi të rregullt e paguajmë. Ujësjellësi thotë, njëherë na vodhën timonin e saraçineskës, jo defekte të tjera jo pompa jo. Mbushim me kova ku të gjejmë. Kemi pasur 5 orë ujë në ditë, por ka tre ditë nuk kemi farë.”- deklarojnë banorët.

Të ndodhur përballë kësaj problematike, banorët shpesh mbushin ujë me makinat e tyre në zonat periferike të Tiranës ndërsa nuk mungojnë as makinat me depozita të cilat duket se me këtë situatë kanë një biznes mjaft fitimprurës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›