Rrjedhja e ujërave radioaktive në Fukushima, shpallet emergjenca
Japoni- Mbikqyrësi bërthamor i Japonisë ka thënë se centrali bërthamor Fukushima i gjymtuar po përballet me një emergjencë të re shkaktuar nga krijimi i ujërave nëntokësore radioaktive.
Një pengesë për të përmbajtur ujin mund të jetë shkelur prej tre javësh ka paralajmëruar Autoriteti Rregullator Nuklear. Kjo nënkupton se sasia e ujit të ndotur që po depërton në Oqeanin Paqësor mund të përshpejtohet, tha ai.
Aty ka qenë furia e rrjedhjeve ujore dhe dështimet e fuqisë në uzinën e shkatërruar nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011. Operatori i saj, Tokyo Electric Power Company (Tepco), ka qenë i kritikuar rëndë për mungesën e transparencës mbi rrjedhjet.
Tepco pranoi për herë të parë muajin e kaluar se ujërat nëntokësore radioaktive kishin shkelur një barrierë të nëndheshme dhe janë duke rrjedhur në det, por tha se ai ishte duke marrë hapa për ta parandaluar atë.
“Tani për tani, ne kemi një emergjencë,”- tha Mr Kinjo, kreu i një task force të Autoritetit Rregullativ Bërthamor.