Qindra dokumente te reja ushtarake per te ndaluarit ne qendren e Gjirit Guntanamo ne Kube

Ne disa qindra dokumente te reja ushtarake amerikane te publikuara jepen hollesi lidhur me shumicen e me teper se 700 personave qe jane ndaluar ne qendren e Gjirit Guntanamos te Kubes.
Gazeta The New York Times thote se njoftimet e zbulimit tregojne se nje e treta e te liruarve u cilesuan si persona me rrezikshmeri te larte para se ata te liroheshin ose te tranferoheshin nen mbikqyrjen e qeverive te tjera. Ne dokumentet qe u bene te njohura thuhet se ne vitin 2007 SHBA e cilesuan organizate terroriste agjencine kryesore pakistaneze te zbulimit.
Dokumentet zbulojne se ushtria ka thene qe te ndaluarit ne lidhje me agjencine pakistanzeze te te zbulimit mund te kene dhene mbeshtetje per al-Kaiden dhe talebanet ose mund te jene perfshire ne veprime armiqesore kunder Shteteve te Bashkuara dhe forcave te koalicionit.
Po sipas dokumenteve shumica e 172 te burgosurve qe vazhdojne te mbahen te ndaluar perbejne rrezik serioz per Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre nese ata lirohen pa u mbikqyrur sic duhet. Rreth 600 te ndaluar jane liruar qe nga koha kur i burgosuri i pare u dergua ne atje ne vitin 2002.