Thirrje nga senatore amerikane per mbeshtetje te levizjeve demokratike

Senatore amerikane nga te dyja partite politike kane bere thirrje per mbeshtetje me te madhe per opoziten siriane ne kete periudhe te veshtire per keto forca. Por senatoret theksuan se kjo mbeshtetje do te perjashtonte nderhyrje te drejtperdrejte ushtarake.
Pas sulmeve dhe fushata te pergjakshme disa ditore nga forcat siriane te sigurimit kunder civileve ligjvenesit amerikane thone se Shtetet e Bashkuara duhet te ofrojne mbeshtetje me te madhe per ata qe kundershtojne Presidentin Bashkar Al Asad. Senatori republikan Mark Kirk nga Ilinoi foli ne emisionin Face the Nation te rrjetit CBS.
Ne duhet te perdorim kapitalin tone diplomatik dhe autoritetin e Shteteve te Bashkuara per te minuar diktaturen siriane. Mendoj se po perjetojme fundin e ngadalte te diktatures se Asadit dhe duhet te qendrojme perkrah popullit sirian.
Senatorit Kirk iu drejtua pyetja nese parashikon nje rol ushtarak per Shtetet e Bashkuara ne Siri te ngjashem me perpjekjet amerikane ne Libi.
Jo mendoj se ushtria amerikane eshte aktualisht tejet e ngarkuar me 4 misione te ndryshme ne Irak Afganistan Libi dhe Japoni. Por fuqia dhe autoriteti diplomatik i Amerikes mund te sherbejne si nje burim i madh fuqie dhe perkrahjeje politike per opoziten siriane.
Kesaj pikepamjeje i beri jehone edhe senatori demokrat Ricard Blumental
Duhet te nxisim levizjen demokratike ne Siri por njekohesisht te shmangim cdo gje qe i perngjan nje angazhimi pa afat. Pa diskutim nuk behet fjale per trupa tokesore.
Senatori Blumental tha se shpreson qe zhvillimet ne Siri te perfundojne si ato ne Egjipt ku Hosni Mubarak hoqi dore nga pushteti pa nderhyrje nga jashte dhe jo si zhvillimet aktuale ne Libi ku udheheqesi Moamar Gadafi ende mban pushtetin megjithe fushaten ajrore te udhehequr nga NATO-ja.
Po ne komentet per rrjetin CBS Senatori demokrat Kris Kuns tha se Shtetet e Bashkuara duhet te vazhdojne te luajne nje rol konstruktiv por te kufizuar ne nxitjen e ndryshimeve demokratike ne Lindjen e Mesme.
Amerika eshte me e sigurte dhe me e forte kur udheheq duke pasur parasysh vlerat. Vlerat tona jane vertete domethenese per popujt e tjere te botes kur ne ngreme zerin ne mbeshtetje te demokracise dhe atyre qe kerkojne nje rol me te madh ne vendet e tyre. Mendoj se e kemi realizuar kete ne nje menyre qe po e shtyn Lindjen e Mesme ne drejtim pozitiv dhe jo drejt pikepamjeve te al-Kaides por drejt nje vulleti per angazhim ne shekullin e 21.
Disa ligjvenes po bejne thirrje per perpjekje me agresive ushtarake nga Shtetet e Bashkuara per ti dhene fund sundimit te Gadafit ne Libi. Por Senatori Kuns theksoi nevojen per durim duke thene se strategjia e presionit ushtarak dhe ekonomik kerkon kohe para se te jape rezultate.