Qindra milionë ndjekës, yjet që ‘mbretërojnë’ në Instagram

Me miliarda përdorues në të gjithë botën, Instagram është aplikacioni më i përhapur për shpërndarjen e fotove, videove dhe “Story”.
Të gjithë mund të ndajnë copëza nga jeta e tyre me ndjekësit apo të shohin çfarë ndodh me këta të fundit.
Llogaritë e të famshmëve, të cilat janë edhe më të ndjekurat, tregojnë sa të përfshirë jemi në ndërveprimin virtual për të parë se ç’po ndodh me të tjerët.
Por cili prej tyre kryeson?
Lista e 10 llogarive më të ndjekura në Instagram:
- Instagram – SHBA – 696 milionë ndjekës
- Cristiano Ronaldo – Portugali – 667 milionë ndjekës
- Lionel Messi – Argjentinë – 507 milionë ndjekës
- Selena Gomez – SHBA – 417 milionë ndjekës
- Kylie Jenner – SHBA – 392 milionë ndjekës
- Dwayne “The Rock” Johnson – SHBA – 391 milionë ndjekës
- Ariana Grande – SHBA – 372 milionë ndjekës
- Kim Kardashian – SHBA – 354 milionë ndjekës
- Beyoncé – SHBA – 308 milionë ndjekës
- Khloé Kardashian – SHBA – 300 milionë ndjekës