Qindra protestues në Shkup dhe Gostivar në përkrahje të Erdoganit
MAQEDONI - Me qindra persona në Shkup dhe Gostivar protestuan në shenjë përkrahje për kryeministrin aktual turk Rexhep Taip Erdogan.
Në Shkup protestuan mbi 200 persona me flamuj turk, shqiptar dhe maqedonas, ku u drejtuan parullat “Erdogan, Shkupi është me ty”, transmeton agjencia e lajmeve “Ina”.
Protestuesit pas një marshi ndaluan në Çarshinë e Vjetër të Shkupi, që pas leximit të një letër përkrahjeve mbyllën protestën dhe u shpërndanë.
Një protestë e njëjtë u zhvillua edhe në Gostivar në organizim të një partie turke, por edhe me mbështetjen e disa shoqatave joqeveritare dhe fetare, në mesin e tyre edhe ato shqiptare.
(a.k/BalkanWeb)