E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, tjetër shpërthim në një fabrikë kimike në Luiziana

SHBA - Një tjetër shpërthim brenda dy ditësh është shënuar në një fabrikë kimike në Luizina. Nga shpërthimi deri tani raportohet për një person të vdekur dhe 8-të të tjerë të plagosur.

Incidenti ndodhi në një fabrikë të prodhimit të plehut të azotit, ku punojnë rreth 7 500 persona. Fabrika është e vendosur pranë lumit Misisipi, rreth 40 kilometra në jug të Baton Rouge. Fabrika është e dyta më e madhe në botë për prodhimin e azotit.

Shpërthimi ndodhi në momentin kur një sasi azoti ishte duke u ngarkuar në një kamion.

Menaxheri, Louis Frey u shpreh se ende nuk dihet me saktësi se çfarë ka ndodhur.

Shpërthimi i sotëm vjen një ditë pasi dy persona vdiqën dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën në një shpërthim të ngjashëm në një fabrikë kimike po në Luiziana.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›