Qindra ton plehra ne hyrje te pallateve ne Shkozet
04/10/2010Depozitohen aty prej me shume se 2 vitesh. Banoret Asnje nderhyrje nga shteti
DURRES- Depozitimi prej me shume se 2 vitesh i mbeturinave urbane dhe inerte ne afersi te pallateve te banimit ne Shkozet te Durresit ka sjelle revolte te vazhdueshme tek banoret. Familjaret jane shprehur se mbeturinat nuk u perkasin familjeve aty prane por bizneseve dhe kompanive te ndryshme ne afersi te banesave.
Plehrat
Ka me shume se 2 vite qe tonelata me plehra hidhet ne kete zone rreth 1 km nga Ura e Dajlanit dhe qe gjendet ne mes te zones industriale te Shkozetit. Banoret kane thene se jane disa kombinate industriale qe ndotin ne menyre te qellimte mjedisin duke depozituar mbeturinat. Plehrat ne kete vend jane jo vetem mbeturina ushqimore e ambalazhe te produkteve ushqimore por edhe hekura goma xhama blloqe te demtuara betoni katrama tuba gure llac tjegulla lecka materiale te paperdorura prej druri deri tek orendi shtepiake. Bashkia e Durresit eshte vene disa here ne dijeni per kete situate alarmante. Banoret jane shprehur se kane kerkuar ndihme edhe tek Drejtoria e Higjienes dhe Epidemiologjise si dhe ne prefekture e ne qark por ende nuk ka nje zgjidhje konkrete. Mjetet e renda perpunojne ne kete shesh ngarkesa me mbeturina te gjithellojshme duke mos u shqetesuar fare nga kritikat dhe ankesat e banoreve. Ne rastet e konfrontimit me persona qe hedhin mbeturinat familjaret jane ndier te pambrojtur dhe kjo i ka detyruar te terhiqen. Kjo eshte pika me problematike ne Durres e mbetur jashte cdo lloj nderhyrje nga sherbimi komunal dhe nga institucionet pergjegjese. Mbeturinat kane krijuar nje grumbull te madh deri ne 3.5 m lartesi dhe kane zene nje shesh te madh ne hyrje te pallateve.