Tavo Iki nga PS sjam servili i Rames
04/10/2010Merkatoja e deputeteve grupi parlamentar i Partise Socialiste ndryshon perberjen e tij
Kryetari krijon opinione permes mesazheve te derguara nga servilet e klanit te tij
Perberja grupit parlamentar te Partise Socialiste ndryshon serish pasi deputeti Vangjel Tavo vendosi dje te braktise kete grupim. Keshtu pas ardhjes ne radhet e grupit kuvendor socialist te deputetit Paulin Sterkaj numri i ligjvenesve te kesaj force parlamentare mbetet po i njejti per shkak te ikjes se Tavos. Por pare levizjet e ndodhura gjate diteve te fundit ne radhet e forcave parlamentare si dhe duke iu referuar dhe zerave jozyrtare te cilet paralajmerojne largime te tjera deputetesh ne te dy kahet mund te thuhet qarte se tashme eshte hapur merkatoja dhe per perfaqesuesit e sovranit ne legjislativin shqiptar. Merkato kjo e cila pritet te shoqerohet me surpriza jo te kendshme per dy partite kryesore ne vend duke sjelle deri diku dhe tronditjen e balancave ne Kuvend.
Deklarata
Deputeti Vangjel Tavo beri publik dje vendimin e tij per braktisjen e grupit kuvendor te PS-se ku parashtroi nje sere arsyesh qe cuan ne nje vendimmarrje te tille. Me dhimbje te thelle dhe shume i hidheruar i cenuar ne personalitetin tim te krijuar me pune dhe me sakrifica jo vetem une por edhe qindra mijera socialiste te Gjirokastres te cilet shperfillen prej kohesh me moral e kuraje civile dhe politike duke mos dashur kurre shpirterisht por i detyruar nga rrethanat e krijuara ne Partine Socialiste pas kater mandatesh i zgjedhur ne Kuvendin e Shqiperise si perfaqesues i Partise Socialiste detyrohem te largohem nga lidershipi aktual dhe te bej publike pavaresine time nga grupi parlamentar i PS per te qene i lire qe te shprehem dhe te veproj ne perputhje me bindjet e mira politike duke mbetur gjithmone socialist theksoi Tavo ne deklaraten e tij per shtyp.
Argumenti
Ne argumentet e tij qe cuan ne largimin nga grupi parlamentar i PS-se Tavo nuk kurseu akuzat dhe kritikat per lidershipin socialist dhe te personave rreth tij. Sot kjo parti eshte personalizuar ne qender dhe ne baze ku demokracia e brendshme eshte zevendesuar nga autokracia ku forumet e saj shperfillen ku injorohen jo vetem baza e saj por edhe deputetet ku socialistet e vertete thirren vetem per beteja elektorale dhe me pas harrohen vuri ne dukje Tavo. Gjithashtu duke kaluar ne akuza te qarta deputeti Tavo vleresoi se prane lidershipit te PS-se gjejne vend njerezit qe kane shitur zgjedhjet ne Gjirokaster por qe dine te intrigojne te servilosen dhe te mbajne te punesuar nje armate njerezish qe nisin mesazhe ne telefonin e kryetarit prej te cilave ky i fundit krijon opinione. Njekohesisht ne gjykimin e tij verberia politike e lidershipit aktual po cenon hapur interesat e PS-se dhe integritetin e socialisteve te ndershem. Me sa duket sot eshte koha e disa maskarenjve qe nuk kane asgje te perbashket me socialistet e vertete te cilet i kane zene frymen PS-se dhe per piqen ta mbajne peng kete parti vetem per interesat e tyre te ngushta u shpreh Tavo lidhur me nje ceshtje te tille. Madje si per ti meshuar me tej nje qendrimi te tille deputeti Tavo sqaroi se duke mos dashur te behem pjese e kesaj maskarade dhe nga pamundesia qe te bashkejetoj ne nje familje me keta detyrohem te marr kete vendim duke qendruar ne Kuvendin e Shqiperise i vendosur per te mbrojtur deri ne fund interesat e elektoratit tim.
Sterkaj braktis PD
Do te jem ne opozite me kete Qeveri
Deputeti Paulin Sterkaj pak dite me pare beri me dije vendimin e tij per braktisjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike per tiu bashkuar kampit te majte. Une e kam bere zgjedhjen time larg hajnave qe po i marrin shpirtin Shqipnis Me besnikeri te plote ndaj malesoreve te mi qe me kane votuar edhe ne 2005-en edhe ne 2009-en dhe kurre nuk i kam ndare ne socialiste e ne demokrate une qysh sot jam ne opozite me kete Qeveri qe eshte e keqja e malsise dhe gjithe Shqipnis. Kjo ishte nje nga frazat e shkeputura nga deklarata per shtyp e bere me dije per median nga ana e deputetit Paulin Sterkaj sa i takon largimit te tij nga grupi parlamentar i PD-se per tiu bashkuar atij socialist. Legjislaturen e kaluar deputeti Sterkaj i perkiste grupit kuvendor socialist deri ne gjysmen e mandatit te tij si perfaqesues i legjislativit shqiptar pas perjashtimit te tij nga ky grupim.
Rezultatet e zgjedhjeve 28 qershor 2009
Partia Demokratike 68
Partia Socialiste 65
Levizja Socialiste per Integrim 4
Partia Republikane 1
Partia per Drejtesi dhe Integrim 1
Partia per Bashkimin e te Drejtave te Njeriut 1
Koalicionet paszgjedhore
Mazhoranca PD-LSI-PR 73
Opozita PS-PBDNJ 65
Partia per Drejtesi dhe Unitet 2
Tani
Mazhoranca PD-LSI-PR-Tavo 73
Opozita PS-PBDNJ-Sterkaj 65
Partia per Drejtesi dhe Unitet 2
Certifikimi i zgjedhjeve
Deputeti i PS-se Shpetim Idrizi braktisi PS per PDU
Menjehere pas certifikimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit te mbajtura vitin qe shkoi deputeti Shpetim Idrizi i zgjedhur nen logon e PS-se deklaroi largimin nga kjo parti. Me largimin e tij erdhi dhe krijimi i Partise per Drejtesi dhe Unitet. Ish-deputeti i Partise Socialiste Shpetim Idrizi se bashku me deputetin e Partise per Drejtesi dhe Integrim krijuan nje formacion te ri politik i cili iu bashkua nderkohe dhe Kuvendit te ri te dale nga zgjedhjet parlamentare. Nderkohe qe ne themel te programit politik te partise me te re ne sfondin politik ishte pikerisht ceshtje came. Madje ishte pikerisht nje ceshtje e tille dhe problemet qe kane shoqeruar per nje kohe te gjate zgjidhjen e saj ato te cilat do te kushtezonin dhe bashkepunimin parlamentar te PDU-se. Ndaj kjo parti do te bashkepunonte me shumicen per te sjelle zgjidhjen e ceshtjes came.
Mendimi ndryshe ende ne radhet e PS
Perfaqesuesit e mendimit ndryshe ne radhet e Partise Socialiste pavaresisht kundershtive ndaj linjes zyrtare te kesaj partie vijojne te jene pjese e saj. Megjithese nuk mbeshtesin ne asnje rast menyren se si drejtohet kjo parti qe prej perfundimit te zgjedhjeve parlamentare te zhvilluara ne 28 qershor te vitit 2009 serish deputete apo dhe perfaqesues te forumeve drejtuese te kesaj partie kane preferuar qe te bejne oponence me lidershipin e PS-se duke qene pjese e partise. Por kohet e fundit eshte vene re se disa nga perfaqesuesit e mendimit ndryshe jane me prane lidershipit socialist. Keshtu deputete si Arben Malaj apo Andis Harasani edhe pse jane pjese e mendimit ndryshe serish kane ulur tonet ndaj kupoles roze duke qene jo ne pak raste mbeshtetes te linjes zyrtare.
Ermonela Felaj
Problemet e Majlinda Bregut me korrupsionin e skandalet duket se nuk kane te sosur. I kerkojme ministres te na sqaroje se ne cilen deklarate pasurie e ka deklaruar pronesine e saj mbi nje numer apartamentesh ne zonat me ekskluzive te Tiranes Kam ketu deklaraten e pasurise te zonjes Bregu per vitin 2008 dhe nuk me rezulton qe ketu te jete deklaruar ndonje apartament nga ato per te cilat sot i kerkojme shpjegime zonjes Bregu. Nderkohe qe ky dokument i dyte verteton kryerjen e nje sere pagesash administrative per apartamentet ne fjale nga ana e zonjes Bregu.