E Enjte, 5 Nëntor 2026

Qindra vetë notojnë në temperataura të ulëta në në lumin Vltava

Qindra notarë bëjnë një not në të ftohtë në lumin Vltava në qendrën historike të Pragës në Ditën e Shën Stefanit. Edicioni i 74-të i Alfred Nikodem Memorial u zhvillua nën masa të forta anti-virus, me notarët që testoheshin për Covid-19 dhe duhej të mbanin maska kur nuk notonin.

Republika Çeke, një anëtare e BE-së me 10.7 milion njerëz, po përballet me një rritje në rastet e Covid-19 dhe do të hyjë në një bllokim të pjesshëm të Dielën. “Alfred Nikodem bëri notin e parë publik me një grup prej shtatë notarësh në të ftohtë në lumin Vltava në vitin 1923.

Në disa vjet, ishin dhjetra notarë që u bashkuan me të.”, tha Tomas Prokop, organizator i eventit. Ai shtoi se askush që nuk është testuar për Covid-19 nuk lejohet të notojë. Ka zgjatur mjaft orarin e ngjarjes.” Uji është I ngrohtë, vërtet i ngrohtë”, tha Milena Holubcova,  një notare 74 vjeçe. 

Ndërsa një tjetër notar thotë se pjesa e vështirë ishte testi Covid që është një dhimbje, por uji është i këndshëm, është i këndshëm dhe brisk i ftohtë siç duhet të ishte për Krishtlindje.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›