E Enjte, 5 Nëntor 2026

Chelsea, Lampard: Të zhgënjyer, mund të ishim ngjitur në vendin

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka komentuar humbjen e pësuar në përballjen me Arsenalin, duke theksuar se të tijtë humbën një mundësi të mirë për tu ngjitur në vendin e dytë. Pjesën e parë e konsideron të dobët, porn ë të njëjtën kohë nuk lë mënjanë dhe vlerat e kundërshtarit.

 “Pjesa jonë e parë ishte e keqe, atëherë kishim një mal për t’u ngjitur. Kur ju sulmoni siç bëmë në pjesën e dytë, ndodh të pësosh dhe gol tjetër. Ne e dinim që Arsenal ishte një ekip i talentuar, se ishte një derbi në Londër, që ne mund të shkonim të dytët dhe se ata mund të shkonin edhe më poshtë në renditje: ndoshta lojtarët e menduan shumë atë”.

“Unë jam i zemëruar sepse kemi humbur, duke mos shfrytëzuar rastin për të shkuar në vendin e dytë. Në mënyrë naive pranuam një penallti dhe një goditje dënimi. Jam shumë i zhgënjyer me mënyrën se si e kemi luajtur pjesën e parë, jo vetëm në nivelin taktik ”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›