E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vdes agjenti i famshëm i dyfishtë George Blake

Ish-agjenti i dyfishtë britanik George Blake, spiuni i famshëm që punoi për KGB-në sovjetike në vitet 1950, para se të transferohej në Lindje, vdiq në moshën 98-vjeçare, njoftuan sot autoritetet ruse.

“Sot, oficeri legjendar i Inteligjencës, George Blake, nuk është më. Ai e donte sinqerisht vendin tonë, admironte arritjet e njerëzve tanë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha për agjencinë shtetërore zëdhënësi i TASS për Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR), Sergei Ivanov.

“Blake ishte një profesionist i shkëlqyer, i pajisur me gjallëri dhe guxim të veçantë”, tha presidenti rus Vladimir Putin, ndërsa ofroi ngushëllimet e tij të sinqerta në një deklaratë nga Kremlin.

Ish-anëtar i rezistencës në Holandë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas agjent i MI6, shërbimet e inteligjencës së huaj britanike, gjatë Luftës së Ftohtë, George Blake ofroi shërbimet e tij për sovjetikët në vitet 1950.

I denoncuar nga një agjent i dyfishtë polak, ai u dënua në 1961 me 42 vjet burg në Britaninë e Madhe.

Ai arrin të shpëtojë nga burgu pesë vjet më vonë duke përdorur një shkallë litari dhe shokët e tij të qelisë.

George Blake ishte i mbijetuari i fundit i një brezi të famshëm agjentësh të dyfishtë britanikë, që BRSS kishte arritur t’i rekrutonte në mes të Luftës së Ftohtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›