Qindra viktima nga perleshjet ne Egjipt Me mijera te arrestuar

Ka zgjatur gjatë gjithë natës operacioni i policisë në një bastion të islamikëve në Kajro, në xhaminë al-Fath, në sheshin Ramses.
Policia ka nisur të qëllojë drejt qindra personave që ishin strehuar në ndërtesë duke thënë se të shtënat e para kishin ardhur nga brenda xhamisë.
Në të premten e zemërimit si është cilësuar nga vëllazëria myslimane, në të gjithë vendin kanë qenë me qindra të vrarët.
Qeveria i ka dhënë urdhër forcave të sigurisë që të qëllojnë me plumba të vërtetë për të mbrojtur ndërtesat publike.
Ndërsa Ministria e Brendshme bën të ditur se janë arrestuar me mijëra mbështetës të ish presidentit Morsi.
Pavarësisht se numri i viktimave është mbi 700, vëllazëria myslimane nuk ka ndërmend të tërhiqet nga protestat dhe ka bërë thirrje që të manifestohet çdo ditë, për të përmbushur sipas tyre një detyrë isla,ile, kombëtare dhe etike. Ndërsa mes viktimave të nëj dite më parë thuhet të jetë dhe djali i vetë liderit të Vëllazërisë muslimane.
Ndërsa në xhaminë e sulmuar ndodhen dhe shumë gra të cilat kanë frikë të dalin se mos arrestohen apo sulmohen nga grupet anti Morsi që gjithashtu janë jashtë xhamisë.
Qeveria egjiptiane nga ana e saj ka kërkuar që ndërkombëtarët të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të vendit.
Por Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Gjermania njëzëri kanë kërkuar që Evropa të reagojë ndaj gjakderdhjes.
Shtohet kështu pas apelit të Turqisë numri i vendeve që kërkojnë një mbledhje urgjente të këshillit të sigurisë dhe këshillit për çështjet e jashtme të Bashkimit Europian ku do të rishikohen marrëdhëniet diplomatike me Egjiptin.
Kryeministri egjiptian El Beblaui propozon shkrirjen e lëvizjës së Vëllazërisë Myslimane
Kryeministri egjiptian Hazem el Beblaui i ka propozuar qeverisë shkrirjen e lëvizjes së Vëllazërisë muslimane, dhe kabineti është duke shqyrtuar këtë propozim. Lajmi është bërë publik me anë të zëdhënësit të kryeministrisë. Në rast se propozimi bëhet ekzekzekutiv, do të nxisë edhe më shumë atmosferën e luftës civile që mbizotëron aktualisht në vend. Ndërkohë partia Liri dhe Drejtësi një përvaqësi e lëvizjes së Vëllazërisë muslimane ka mazhorancën në parlament.