E Diel, 1 Nëntor 2026

Qipriotët turq zgjedhin presidentin e ri

Pjesa turke e Qipros vendos sot me zgjedhjen e një presidenti të ri, për fatin e mëtejshëm të procesit të paqes në ishullin e ndarë mesdhetar. Shanse të mira për fitore i jepen kohët e fundit kryetarit nacionalist të qeverisë Dervis Eroglu. Mbajtësi aktual i postit, Mehmet Ali Talat, i konsideruar si i moderuar, po negocion prej disa kohësh me palën greke mbi ribashkimin. Turqia e pushtoi veriun e Qipros në vitin 1974. Ndarja e ishullit është një prej pengesave kryesore për afrimin e mëtejshëm të Turqisë në Bashkimin Europian. Rreth 164,000 persona po votojnë për presidentin e ri ndërsa gara po zhvillohet ndërmjet Mehmet Ali Talat dhe Dervis Eroglu-së. Edhe sipas sondazheve, është Eroglu, ai që mund të shënojë fitore në këtë proces zgjedhor. Fituesit do ti nevojiten më shumë se 50 % e votave, në të kundërt do të shkohej drejt një raundi të dytë zgjedhor javën e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›