E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiri vullkanik, anulohen fluturimet edhe në Prishtinë

Hiri vullkanik i Islandës pritet të mbulojë edhe hapësirën ajrore të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i aeroportit, Agron Mustafa.
Ndërkohë nuk është arritur ende të konfirmohet nëse hiri vullkanik ka arritur edhe mbi Kosovë, sikurse ishte paralajmëruar një ditë më parë.
"Nga mesnata e së natës së kaluar e deri sot në orën 14:00 nuk do të ketë shërbime të trafikut ajror në hapësirën ajrore të Kosovës. Problemi nuk është te ne, por në aeroportet e vendeve perëndimore, ku kontaminimi si pasojë e hirit vullkanik është shumë i lartë", ka thënë Mustafa.
Trafiku ajror mbetet në përgjithësi i paralizuar edhe mbi Evropë prej hirit të vullkanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›