Bushati Te presim reagimin e LSI-se per bashkepunim

Deputeti dhe anetari kryesise se Partisë Socialiste Ditmir Bushati tha dje se duhet te pritet reagimi i LSI pas fteses per bashkepunim. Në emisionin “Opinion” ne TV KLAN ai mohoi që opozita të ketë një plan për të bërë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë në këtë moment duke u përqëndruar tek hartimi i platformës dhe aksioni për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I pyetur nese ka një ndryshim në qëndrimin e PS ndaj ngjarjes se 21 Janarit, Bushati tha se "ky është një spekulim i papranueshëm”. I mirëkuptoj socialistët apo familjarët e viktimave por po e them se është një pikë e patundshme e programit tonë qeverisës zbardhjen e 21 Janarit – tha Bushati.