Qipro, rekordhistorik të nxehtinë ishullin turistik
NIKOZI- Meteorologët njoftojnë se ishulli i Qipros ka regjistruar temperaturën rekord prej 46 gradë celcius në kryeqytet. E diela, ishte dita më e nxehtë e regjistruar në ishull që kur kanë filluar matjet e temperaturave, njoftojnë shërbimet meteorologjike të ishullit të Mesdheut Lindor. Sot, temperaturat pritet ta kalojnë shifrën 41 gradë në brendësi të ishullit dhe rreth 36 gradë në bregdet, ku pjesa më e madhe e qyteteve bregdetare janë të tejmbushur me turistë të huaj dhe qipriotë të ardhur për t'u freskuar në plazhe. Meteorologët thonë se një masë ajri e nxehtë, mungesa e erës dhe një nivel shumë më i lartë nga normalja i lagështisë i bëjnë këto kushte klimatike mjaft të vështira, por shpresojnë se i nxehti pritet të marrë fund të mërkurën.
(s.g/atsh/BalkanWeb)
(s.g/atsh/BalkanWeb)