E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët bllokohen në Kapshticë

Rreth 2 mijë emigrantë shqiptarë janë bllokuar për më shumë se 6 orë në pikën kufitare të Kapshticës në pritje për tu kthyer në shtetin grek. Emigrantëve mes të cilëve fëmijë, gra dhe të moshuar iu është dashur të torturohen në vapën përvëluese në kufirin Shqipëri-Greqi gjatë gjithë orëve të së dielës. Ata kanë rrëfyer per Alsat eksperiencën e tyre të fundit në kufi të një shteti të Bashkimit Evropian, ndërkohë që asnjë autoritete zyrtar nuk është interesuar për ta.

Kjo situatë me radhë kilometrike përsëritet e pandryshuar nga viti në vit për udhëtarët shqiptarë që synojnë Shqipërinë dhe anasjelltas, ndërkohë gjatë ditës së parë të muajit gusht problematika e lëvizjes së tyre ka qënë në drejtim të shtetit grek. Gatë dy ditëve të fundit sipas autoriteteve shqiptare të policisë kufitare në Kapshticë ka patur dyndje të emigrantve që vijnë për pushime në atdhe. Ky fluks ka rënë ndjeshëm gjatë të dielës, ndërkohë që radhët e gjata kanë shoqëruar shtetasit shqiptarë që rikthehen në shtetin fqinj. Më shumë se 200 automjete por dhe disa dhjetra autobuza të linjave të ndryshme me Greqinë kanë konsumuar më shumë se 6 orë në kufi, teksa pala greke ka punuar me vetëm 2 sportele për hyrjet në shtetin e saj.

Policia shqiptare thotë se ka marë masa duke shtuar nga ana e saj numrin e sporteleve, por fenomeni duket se përsëritet pa ndyrshime në anën greke të kufirit. Edhe gjatë kësaj vere emgrantëve iu duhet të sfiliten në temperaturat e lata deri në 38 gradë celcius në kufi në pritje të përfundimit të procedurave ndërkufitare. Ndërkaq muaji gusht shënon dhe numrin më të madh të lëvizjve në këtë pikë kufitare me Greqinë në juglindje të vendit. Duke iu referuar shifrave zyrtare mësohet se në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 5379 shtetas shqiptarë me 1618 automjette, ndërkohë që kaë lënë Shqipërinë për tu rikthyer në shtetin grek 2500 emigrantë me rreth 700 automjete. Vonesa në porcedurat hyrëse për në Greqi rrezikon që disa qindra udhëtarë shqiptarë ta gdhijnë natën jashtë në qiellin e hapur të Kapshticës.

Gjate 24 oreve te fundit ne Piken Kufitare te Kalimit ne Kakavije jane rregjistruar 6000 shtetas dhe 2000 automjete te cilet kane hyre ne territorin shqipetar. Vetem gjate te dieles ne kete pike kufitare jane rregjistruar 4200 shtetas dhe 1300 automjete te cilat kane kaluar kufirin per ne Shqiperi.Sportelet qe jane vendosur ne dispozicion te emigranteve gjate ketyre diteve te fluksit jane, 8 per hyrjet dhe 4 per daljet nga ana e pales shqipetare, kurse nga ana e pales greke jane ne dispozicion 4 sportele hyjeje dhe 4 sportele daljeje. Deri me tani nuk jane krijuar radhe te gjata pritjeje nga flukset hyrese te emigranteve.

Albana çakshiri < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›