E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet, gushti nis keq. 11 te plagosur në Fier dhe Elbasan

Plot 11 vetë kanë mbetur të plagosur vetëm gjatë ditës së djeshme nëpër rrugët e vendit, si pasojë e aksidenteve automobilistike. Përplasjet më të rënda u shënuan në akset Fier-Vlorë dhe Elbasan-Peqin, ku fatmirësisht janë shënuar vetëm të lënduar dhe asnjë viktimë.

Muaji gusht duket se ka vijuar me një të njëjtin intensitet, përsa i përket shifrave alarmante të aksidenteve rrugore. Në korrik, 27 vetë mbetën të vdekur, ndërsa të paktën 50 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjeve nëpër akset rrugore të vendit. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›